Kualifikimet për botëror: Cilat ishin shkaqet e humbjeve të Shqipërisë dhe Kosovës?

Kualifikimet për botëror: Cilat ishin shkaqet e humbjeve të Shqipërisë dhe Kosovës?
Kualifikimet për botëror: Cilat ishin shkaqet e humbjeve të Shqipërisë dhe Kosovës?

Shqipëria ende ka gjasa teorike të kualifikohet në Kampionatin Botëror në Katar vitin e ardhshëm. Por humbja e mbrëmshme nga Polonia në stadiumin e vet me rezultat 0:1 ka zvogluar dukshëm këto gjasa. Tani e gjitha varet ë fakt nga Polonia, pasi ajo është në epërsi ndaj shqipërisë në tabelën e Grupin I. Polakët kanë edhe dy ndeshje në nëntor: kundër Andorës dhe Hungarisë, ndërsa Shqipëria duhet të ndeshet me Anglinë dhe Andorën. Megjithatë shansat ende ekzistojnë, në qoftë së Shqipëria i fiton ndeshjet e veta, e Polonia apo dhe Anglia dështojnë, që në këtë moment nuk duket tepër reale. Por shansat teorike ekzistojnë dhe deri sa ato ekzistojnë, kuqezinjtë nuk duhet të humbi shpresat, sepse edhe Hungaria barazoi mbrëmë me Anglinë në Londër.

Ajo që ka hedhur një hije tepër të rëndë në ndeshjen Shqipëri-Poloni është edhe sjellja e disa të ashtuquajturve tifozë, të cilët me hedhjen e shisheve dhe gjësendeve në fushë, shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes për rreth 20 minuta, që me siguri do të ketë pasoja për Federatën shqiptare.

Cani Travel

Humbja e rëndë e Kosovës

Edhe Kosova humbi mbrëmë në fushën e vet, por nga një kundërshtar shumë më i dobtë – Gjeorgjia, me rezultat 1:2. Golin për Kosovën e shënoi sërish Muriqi (kush tjetër), por ajo që ka lënë shije të hidhur është loja e dobtë ndaj një kundërshtari të dobtë. Ndaj me të drejtë shumëkush ka shtruar edhe çështjen e mundësisë së ndryshimeve në stolin e trajnerëve të Kosovës.

Mbrëmë dhe sot kemi shikuar, dëgjuar dhe lexuar shumë analistë e analiza. Por çfarë mendoni ju – cilat ishin shkaqet e humbjeve të Shqipërisë dhe Kosovës dhe çfarë duhet bërë për të shënuar rezultate më të mira?