Policia bën të ditur se gjatë sulmit janë vrarë pesë persona, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Autori i dyshuar u kap nga policia dhe ndërkohë është akuzuar për sulmin. Deri tani nuk dihet sfondi i sakt i sulmit, por dyshohet se sulmi ka sfond terrorist. Sulmi është kryer midis orës 18:13 dhe 18:47 në disa vende në qendër të Kongsberg, një qytet me 28.000 banorë në jugperëndim të Oslos.
Policia nuk e përjashton mundësinë e një sulmi me sfond politik. „Duke pasur parasysh rrjedhën e ngjarjeve, është e natyrshme të hetohet nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist“, tha shefi i policisë. Avokati i të dyshuarit pohon se atentatori do të bashkëpunojë me policinë. Ndërkohë policia bën të ditur se i akuzuari ka pranuar se ai është vrasësi i personave të pafajshëm. Deri tani nuk dihet nëse ai ka pranuar edhe radikalizimin e tij dhe konvertimin në fenë islame, por hetuesit mbajnë „të gjitha opsionet e hapura“.
Policia menjëherë ka publikuar edhe të dhënat e autorit, pasi që në media kanë nisur shumë spekulime se „ai ishte konvertuar në fenë islame dhe se sulmi ishte i motivuar me çështje fetare etj.“ Atentatori është njjë danez 37-vjeçar që jeton në qytetin e vogël Kongsberg në jug të Norvegjisë. Por as policia nuk e përjashton mundësinë që personi të jetë radikalizuar para ca kohe, sepse në interent kanë qarkulluar video ku ai deklarohet si i konvertuar në fe islame.
Edhe TV2 ka raportuar më parë se i dyshuari ishte konvertuar në fenë islame dhe kishte një histori mjekësore. Autoritetet ende nuk i kanë konfirmuar të gjitha këto të dhëna.
Sulmi të kujton ngjarjet në Utøya
Sulmi në Kongsberg ka rikujtuar sulmin e tmerrshëm terrorist që ka ndodhur në këtë vend dhjetë vite më parë. Më 22 korrik 2011, terroristi me orientime djathtise Anders Behring Breivik ka aktivizuar një bombë të fshehur në një furgon të bardhë në afërsi të qeverisë në Oslo dhe ka vrarë tetë persona.
Më pas në ishullin Utøya, rreth 30 kilometra më larg, i veshur me rroba polici, ai ka hapur zjarr kundër pjesëmarrësve të një manifestimit të të rinjve të Prtisë punëtore socialdemokrate dhe ka varë 69 persona. Breivik thoshte se motivet e sulmit kanë qenë përkatësia e tij në krahun e djathtë politik dhe armiqësia ndaj fesë islame. Në gusht të vitit 2012 ai është denuar me burg prej shumë vitesh.
Ndërsa sulmi i mbrëmshëm ka ndodhur në prag të prezantimit të kabinetit të ri qeveritar në Norvegji, të socialdemokratit Jonas Gahr Støre. Støre ka qenë ministër i Jashtëm norvegjez në kohën e qeverisë së Jens Stoltenberg, i cili tani është Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.