Sot (28.01.24) në Podujevë të mbahet marsh për 18-vjeçarin, Lulzim Fejzullahu i cili u rrah për vdekje nga dy të mitur më 14 janar.
Marshi do të fillojë nga ora 13:00, e pjesëmarrësit do të nisen nga vendi ku është sulmuar 18-vjeçari, për të vazhduar deri te komuna e Podujevës.
Prokuroria ka vendosur masën e paraburgimit për dy të miturit e dyshuar që morën pjesë në përleshjen fizike, pas së cilës Lulzimi mbeti i plagosur dhe më pas u dërgua për trajtim mjekësor në QKUK ku ndërroi jetë nga plagët e marra më 20 janar.