U martua William Walker

Ish-ambasadori amerikan i OSBE-së në Kosovë, William Walker, është martuar për të tretën herë.

Në ceremoninë që u mbajt dje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai ka kurorëzuar dashurinë me bashkëshorten e tij Dejzi.

Cani Travel

Ai tregoi se gruaja e tretë me të cilët do të martohet quhet Dejzi, sikurse e kishte emrin edhe gruaja e dytë, tashmë e ndjerë.

Gjatë qëndrimit të tij të paradokohshëm në Kosovë, Walker konfirmoi martesën e tij të tretë.

Në ceremoninë e djeshme të martesës së Walker në SHBA kishte edhe mysafirë nga Kosova.