Prishtinë: „Marshojmë, s’festojmë“

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kolektivi “Marshojmë, S’festojmë” ka mbajtur sot në Prishtinë marshin me moton “Nuk dua lule, por dua kontratë pune”. Gratë marshuan nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te sheshi Skënderbeu.

Pjesëmarrësit e marshit kërkuan drejtësi për gratë e vrara, kërkuan vende pune me moton “Nuk dua lule, por dua kontratë pune”, derisa në duar mbanin edhe me pankarta me mbishkrimet “liri, barazi, solidaritet”.

Cani Travel

Në tubimin e sotëm në Prishtinë kishte edhe parulla dhe thirrje të tjera, si “Sot marshojmë, përditë luftojmë”, “Drejtësi për gratë e vrara”, “Drejtësi për gratë e gjalla”, “Punë për mu çfarë pune du”, “Edhe sa thirrje të humbura”, “Poshtë prokuroria patriarkale”, “Poshtë homofobia”, “Trupi jem, e drejta jem”.