Gjykata Speciale ka bastisur sot shtëpitë e ish-eprorit të UÇK-së, Sylejman Selimit dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit, njoftojnë mediat e Kosovës.
Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Cristopher Bennett i ka konfirmuar operacionet që janë zhvilluar sot në Prishtinë.
„Prokuroria e Specializuar po kryen operacione të vazhdueshme“, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.