Rritet numri i krimeve në Gjermani

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser do të prezantojë sot të dhënat për gjendjen e kriminalitetit në Gjermani në vitin 2023.

Mediat gjermane njoftojnë se, numri i krimeve të regjistruara në mbarë vendin u rrit 5.5 për qind, pra fjala është për gati gjashtë milionë krime në vitin e kaluar. Duke pasur parasysh shifrat, policia gjermane paralajmëron se punëtorët e saj ishin të mbingarkuar.

Cani Travel

Numri i sulmeve të dhunshme dhe plaçkitjeve është shtuar dukshëm gjatë vitit të kaluar, dukshëm është shtuar edhe numri i veprave kriminale ku janë përfshirë fëmijët nën 14 vjeç si dhe të rinjtë nën 18 vjeç.

Vërehet gjithashtu një rritje e madhe e numrit të të huajve që janë përfshirë në vepra kriminale. 

Statistikat e reja kanë shkaktuar tashmë një debat për çështjen e migracionit në Gjermani. Partitë opozitare kritikojnë koalicionin në pushtet për këto zhvillime. CDU (Partia Kristian- Demokrate) kërkon masa më të rrepta, kurse partia ekstreme djathtise AfD akuzon pushtetin për dështim të politikës së migracionit.