Në kuadër të paniriit të sivjetmë “HANNOVER MESSE 2024” do të organizohen edhe B2B takime mes bizneseve kosovare, të diasporës dhe bizneseve ndërkombëtare.
Ambasada e Kosovës në Berlin fton bizneset e diasporës të marrin pjesë në takimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti dhe Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, në kuadër të panairit ndërkombëtar në Hannover (Hannover Messe 2024). Ky takim do të mbahet me datën 24 prill 2024 në ora 14:00-16:00 (në sallën Convention Center Room 11, Hannover Messe, Messegelände 30521).
“HANNOVER MESSE 2024” është panairi më i madh dhe më i rëndësishëm i tregtisë industriale në botë. Ai mbahet sivjet nga data 22 deri më 26 prill.