Në Gjermani ka lloje të ndryshme të tatimeve. Në këtë artikull do të përqendrohemi në llojin më të rëndësishëm për shumicën e individëve, tatimin mbi të ardhurat.
Tatimet mbi të ardhurat i pagujnë të gjithë të punësuarit në ndonjë kompani, por edhe sipërmarrësit privat (Selbstständiger) për të ardhurat e tërësishme të një viti kalendarik. Nëse punoni në një kompani si punonjës, nuk keni pse të shqetësoheni për tatimet mbi të ardhurat, punëdhënësi juaj kujdeset vetë për këtë. Megjithatë, është mirë që Ju vetë të bëni një Deklarim të tatimeve (Steuererklärung), e për këtë do të bëhet fjala pak më vonë në artikull. Punëdhënësi juaj kujdeset për tatimin mbi të ardhurat duke zbritur pjesën e tatimit mbi fitimin nga paga bruto çdo muaj dhe duke e paguar atë në Zyrën e Taksave. Ai paguan edhe shtesën e solidaritetit, e cila është 5.5% nga paga bruto dhe, nëse jeni të obliguar të paguani edhe taksën e kishës, ai e bën edhe këtë. Taksa e kishave është 8 ose 9% (shuma varet nga shteti federal në të cilin jetoni). Përveç kësaj, ai e zbret shumën për sigurim pensional, shëndetësor, atë të përkujdesjes (Pflegeversicherung) dhe sigurimin e papunësisë nga paga bruto. Shuma që ka mbetur është paga neto dhe ajo ju paguhet çdo muaj.
Tatimi mbi të ardhurat personale
Shuma e tatimit mbi të ardhurat personale varet nga disa faktorë. Këta janë p.sh. nëse jeni i martuar apo jo ose nëse keni fëmijë. Në parim, çdo person që punon në Gjermani ka një pjesë të të ardhurave që nuk i nënshtrohet tatimit (Grundfreibetrag). Në vitin 2020 kjo shumë është 9.408 euro për njerëzit që nuk janë të martuar ose nuk kanë një partner. Për personat që janë të martuar ose kanë partnerë, kjo shumë është 18.816 euro. Kjo do të thotë se ju nuk duhet të paguani asnjë tatim mbi të ardhurat nëse fitoni 9.408 euro, përkatësisht 18.816 euro në vit. Nëse keni fituar më shumë nga ajo që është e lejuar, atëherë duhet të paguani tatimin mbi të ardhurat personale.
Nga çfarë varet niveli i tatimit mbi të ardhurat?
Kjo është e ndryshme për secilin person. Në Gjermani, tatimi mbi të ardhurat paguhet në bazë të normave. Këto norma janë midis 14% dhe 42%. Në fakt, sa më të larta të jenë të ardhurat për cilat paguhet tatimi, aq më e lartë është shkalla e tatimit tuaj. Në Gjermani ka klasa të ndryshme të tatimeve, pra prej klasës 1 deri në klasën 6 të tatimeve. Për të ditur se cila është klasa juar tatimore, klikoni këtu hier. Parimisht, taksat më të larta i paguajnë personat që kanë të ardhura vjetore të tatueshme prej 250.731 euro nëse janë të pamartuar dhe 501.462 euro nëse janë të martuar ose kanë një partner.
Deklarata e tatimeve mbi të ardhurat personale
Çfarë është kjo?
Deklarat e tatimeve bëhet për të kontrolluar nëse keni paguar pak apo shumë taksë gjatë vitit kalendarik. Në bazë të të gjitha informacioneve tuaja mbi të ardhurat aktuale dhe ngarkesat financiare, zyra e tatimeve do të kontrollojë nëse do të keni një rimbursim (Steuererstattung) të tatimeve apo jo. Meqenëse atje mund të paraqitni edhe shpenzime, siç janë shpenzimet për udhëtime zyrtare ose shpenzimet për pension privat, zakonisht ju kthehet një pjesë e taksave që keni paguar. Prandaj zakonisht ia vlen të plotësoni formularin për deklaratën e tatimeve, pasi të dhënat nga Zyra Federale e Statistikave kanë treguar se nëntë nga dhjetë tatimpaguesit morën mesatarisht 900 euro mbrapa pas dorëzimit të deklaratës tatimore.
Si e bëni deklarimin e tatimeve?
Deklarimin e tatimeve mbi të ardhurat mund ta bëni vetë ose mund të angazhoni një këshilltar tatimor për t’ju ndihmuar. Angazhimi i këshilltarit zakonisht është i lidhur me kosto të larta, kurse për shumicën e njerëzve është mjaft e komplikuar të shkruajnë vetë deklarimin e tatimeve. Për këtë arsye, ne do t’ju prezantojmë një version shumë të thjeshtë dhe të lirë se si mund të bëni këtë:
Mënyra më e lehtë për të bërë deklarimin e tatimeve
Sipas mendimit tonë, një nga mënyrat më të lehta për të bërë deklarimin mbi të ardhurat është duke përdorur shërbime të tilla si smartsteuer.
Me këto shërbime mund të paraqitni pa problem të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet për një vit dhe më pas të do t’ju kthehet një shumë nga zyra e taksave. Ko është mesatarisht rreth 1,069 €. Nëse dëshironi vetë të paraqitni deklaratën tuaj tatimore, ofruesi do ta bëjë këtë dhe do t’ju kushtojë vetëm 34,99 €. Krahasuar me kostot e një këshilltari tatimor, kjo është vetëm një pjesë shumë e vogël e asaj që do të paguani për shërbimet e tij.
Ju duhet vetëm të plotësoni formularin dhe të merrni mesatarisht 1,069 € për një kosto prej vetëm 34,99 €. Plotësimi i formularit zgjat mesatarisht vetëm 22 minuta dhe menjëherë do të merrni shumën që ju takon. Ju duhet të paguani 34,99 € kur e shihni shumën që do t’ju kthehet dhe pastaj mund të vendosni nëse doni të paraqisni deklaratën tuaj tatimore apo jo.
Merrni rimbursimin (Steuerrückerstattung) tuaj të taksave falas këtu