Zveçan: Gjendet dhe konfiskohet një sasi e madhe armësh

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Policia e Kosovës ka gjetur një arsenal të madh armësh që do të përdoreshin për sulme kundër institucioneve të Republikës së Kosovës. Armët janë gjetur dhe konfiskuar në rrethinën e Zveçanit, në afërsi të Urës së Hekurt.

“Armët që u zbuluan në këtë operacion ishin të planifikuara të përdoren për sulme kundër institucioneve të Republikës së Kosovës, veçanërisht kundër Policisë,” deklaroi ai në një konferencë për media.

Cani Travel

Sveçla shtoi theksoi se zbulimi i këtyre armëve është një dëshmi e përfshirjes direkte të shtetit të Serbisë në përpjekjet për të destabilizuar Kosovën.

“Grupet terroriste kanë planifikuar sulme ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, pikë së pari ndaj Policisë së Kosovës, por pa kursyer edhe të tjerët”, deklaroi Sveçla.

“Ky grup i armëve është mbetje e grupeve terroriste të udhëhequra nga Millan Radojçiq e të dirigjuar e mbështetur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, shtoi ministri Sveçla.