Spahn propozon heqjen e „gjendjes epidemiologjike“

Gjendja me pandeminë Corona në Gjermani është stabile, ndaj ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, mendon se gjendja e jashtëzakonshme epidemiologjike nuk duhet të vazhdohet pas datës 25 nëntër 2021.  

Mediat gjermane bëjnë të ditur se ministri Spahn, në një takim me ministrat e shëndetësisë të 16 landeve gjermane, ka propozuar që e ashtuquajtura gjendje e epidemisë në Gjermani të përfundojë nga fundi i nëntorit.

Cani Travel

Këto të dhëna i ka konfirmuar ndërkohë edhe një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili saktëson se ministri Jens Spahn angazhohet që gjendja epidemiologjike të mos vazhdohet pas datës 25 nëntor të vitit 2021.

Kjo gjendje e jashtëzakonshme është futur në mars të vitit 2020 nga Bundestagu gjerman. Ajo ju mundëson qeverisë federale dhe qeverive të 16 landeve në Gjermani, që pa konsultim me parlamentin federal apo parlamentet vendore të nxjerrin rregullore të posaçme dhe të marrin vendime për përcaktimin e masave kufuzuese, si bartja e maskave, mbajtja e distancës, kufizimi i kontakteve sociale apo dhe sigurimi i vaksinave.

Ministri Spahn dhe përfaqësuesit e Institututit Robert-Koch thonë se rreziku për personat e vaksinuar dhe rreziku për mbingarkesën e instituticoneve të shëndetësisë është ndërkohë vetëm i moderuar, pra relativisht i vogël.

Instituti Robert Koch ka bërë të ditur se gati të gjitha rastet e rënda të personave të sëmunrë nga Covid19 po ndodhin në spitale vetëm tek personat që nuk janë vaksinuar.

Por Spahn mendon se edhe pas datës 25 nëntor duhet të vazhdohet me mbajtjen e rregullave të higjenës, distancës e madje edhe të rregullave 3G, që në gjermanisht i bie: geimpft, genesen apo getestet, e që do të thotë se në disa objekte mund të futen vetëm persona të vaksinuar, shëruar nga Covid19 në gjashtë muajt e fundit, apo të testuar. Ndërsa testet në Gjermani janë ndërkohë me pagesë, përveç për fëmijë dhe persona që nuk mund të vaksinohen për shkaqe shëndetësore.

Heqja e gjendjes së jashëzaknoshme endemike nuk do të thotë edhe fundi i pandemisë, por është një hap tjetër drejt normalizimit të gjendjes.