Në komunat serbe – presione dhe kërcënime

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq thotë se ai nuk ka ndikuar në zgjedhjet lokale në Kosovë dhe nuk ka kërkuar që të votohet për Listën Serbe, por këtij pohimi dhe pohimeve të palës serbe nuk i besojnë vëzhguesit ndërkombëtarë që thonë ndryshe.

Në një konferencë për shtyp në Prishtinë ata thanë se „Zgjedhjet komunale të 17 tetorit në Kosovë, vlerësohn në përgjithësi pozitivisht, me përjashtim të komunave të banuara më shumicë serbe, ku konkurrenca politike ka qenë e kufizuar“.

Cani Travel

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgim të Zgjedhjeve, Lukas Mandl, të martën (19 tetor) tha se procesi zgjedhor është organizuar mirë dhe në mënyrë efikase. Pluraliteti i kandidatëve ka ofruar për votuesit një zgjidhje të vërtet, më përjashtim të komunave më shumicë serbe, ku konkurrenca politike ka qenë e kufizuar.

“E kemi parë që Lista Serbe e ka monopolizuar jetën politike të serbëve të Kosovës. Ka pasur madje raste të kërcënimit dhe presioneve nga kandidatët e Listës Serbe dhe aktivistët e tyre. Për fat të keq gratë kanë qenë të nën përfaqësuara në gara për kryetarë të komunave, financimi i fushatës nuk ishte transparentë”, tha Mandl.

Vëzhguesit e BE-së, kanë vizituar 400 vendvotime në nivel vendi. Votimi ka qenë i rregullt dhe i qetë përkundër disa shqetësimeve të vërejtura në një numër rasteve, siç ishte votimi me asistencë dhe votimi me dokumente të identifikimit me afat të skaduar.

Kuota gjinore prej 30 për qind është respektuar, por subjektet politike kanë nominuar vetëm disa gra kandidate për kryetare të komunave.

Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës të të gjitha komuniteteve për zgjedhje të qeta dhe paqësore.

Fushata zgjedhore ka qenë konkurruese dhe pa incidente madhore.

“Këto zgjedhje kanë dëshmuar se Kosova është një demokraci e vërtetë me një debat të vërtetë mes kandidatëve dhe partive politike që propozojnë politika alternative. Sot, më shumë se kurrë Kosova është shembull në kuptim të pluralizmit dhe standardeve demokratike për rajonin”, tha Viola von Cramon.

Por edh e ajo përmendi komunat e banuara më shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës ka sipas saj, ka pasur presion nga Lista Serbe dhe aktivistët e saj. Ajo tha se edhe kushtet e pandemisë janë respektuar.

Sipas rezultateve preliminare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga 38 komunat ku janë zhvilluar, në 17 komuna janë shënuar fitore të partive dhe 21 komuna do të shkojnë në balotazh.