Gjatë qëndrimit në Gjermani , Kryeministri i Kosovës , Albin Kurti ka vizituar edhe objektin e ri të Konsullatës së Kosovës në Hamburg.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se objekti gjendet në njërën prej lagjeve më të bukura të qytetit.
“Ndërrimi i objektit të konsullatës është një dëshmi e qartë e angazhimit të Qeverisë së Kosovës për të mbrojtur imazhin e Republikës së Kosovës kudo në botë dhe për të ofruar shërbime sa më të mira konsullore për qytetarët tanë”.