Sot në mëngjes janë djegur dy vetura të Komunës së Zveçanit, njofton Policia e Kosovës.
Veton Elshani, zv.drejtor i Policisë së Kosovës në veri, ka konfirmuar se veturat kanë qenë në parkingun e Komunës.
„Sot në mëngjes, rreth orës 01:40, janë djegur dy vetura të Komunës së Zveçanit, të cilat kanë qenë në parkingun e Komunës. Përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar, ndërsa policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet“, tha Elshani për mediat e Kosovës.