Bebe Rexha – ylli i natës së parë të festivalit ‚Sunny Hill‘

Në Bërnicë të Prishtinës mbrëmë filloi festivali i njohur ‚Sunny Hill‘, i cili mbahet deri më 28 korrik.

Ylli i natës së parë të festivalit ishte këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Pas interpretimit të tri këngëve, ajo iu drejtua publikut në shqip me këto fjalë:

“Unë jam Bebe Rexha dhe jam shumë e lumtur që jam në Kosovë për herë të parë”.

Përveç Bebe Rexhës, në festivalin ‚Sunny Hill‘ do të performojnë edhe yje të tjera të muzikës botërore, si Stormzy, Burna Boy, Black Coffe, DJ Snake, The Blaze, Tomy Gold, The Martinez Brotherz, Kamal dhe të tjerë.

Në këtë festival si çdo vit tjetër marrin pjesë edhe artistët shqiptarë, e në këtë vit do të jenë: Dafina Zeqiri, Ledri Vula, Dhurata Dora, Yll Limani, Mozzik, Mc Kresha, Lyrical Son etj.

‚Sunny Hill‘ është festivali më i madh muzikor në Kosovë dhe njëri ndër më të mëdhenjt në Evropën Juglindore.