Prokuroria e Përgjithshme Gjermane ka lëshuar urdhërarrestin e parë në rastin e atentatit ndaj gazsjellësit Nord Stream që ndodhi në shtator 2022 në Detin Balltik. Sipas mediave gjermane, fjala është për një ukrainas me emrin Volodymyr Z.
Edhe dy nënshtetas të tjerë ukrainas janë në mesin e të dyshuarve. Informacionet për personat e dyshuar bazohen në të dhëna të shërbimit informativ të një vendi tjetër, njoftojnë mediat gjermane, duke shtuar se këta persona në shtator 2022 kanë qenë duke lëvizuar me një jaht me vela „Andromeda“ në Detin Baltik.
Hetuesit gjermanë mendojnë se Volodymyr Z. ka qëndruar së fundmi në periferi të Varshavës. Por momentalisht ai është plotësisht në ilegalitet. Nuk dihet gjithashtu nëse ai tashmë gjendet në Ukrainë.
Më 26 shtator 2022 u shkatërruan tre nga katër linjat e të dyja linjave të gazsjellësit Nord Stream në rreth 80 metra thellësi në tabanin e Detit Baltik. Përmes të dy përçuesve të Nord Stream prej vitesh kalonte një pjesë e madhe e gazit rus drejtpërdrejt në Gjermani.
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski më parë kishte poshtë çdo përfshirje të vendit të tij me atentatin kundër gazsjellësit.