Prishtinë: „Moment historik për marrëdhëniet e Kosovës me SHBA“

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua sot në Prishtinë me drejtorin e CIA-s, William Burns. Në njoftimin nga zyra e kryeminstrirt thuhet se kjo vizitë është moment historik për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kjo vizitë përfaqëson një moment të rëndësishëm historik në marrëdhëniet bilaterale Kosovë – ShBA, ku u theksua përkushtimi i Qeverisë dhe institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, me në krye AKI-në, për të avancuar bashkëpunimin me CIA-n”, njofton kjo zyrë.

Cani Travel

Në njoftim thuhet se kjo vizitë është “dëshmi e marrëdhënieve të forta dhe të qëndrueshme midis dy shteteve dhe është një mundësi e artë për të thelluar bashkëpunimin strategjik, për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë”.