Të paktën 3 persona të vrarë dhe shumë të plagosur rëndë, ndër të cilët pesë akoma janë në rrezik për jetën, është bilanci i sulmit të tmerrshëm me thikë që ndodhi mbrëmë në qytetin Solingen në Gjermani. Këto të dhëna janë konfirmuar edhe nga policia dhe spitalet, por akoma nuk janë dhënë detaje për identitetin e viktimave.
Sulmi ka ndodhur gjatë një feste multikulturore me traditë shumëvjeçare të qytetit Solingen, i cili tani feston 650 vjetorin e themelimit. Ndonëse policia ka kërkuar tërë natën dhe po vazhdon kërkimet, deri tani nuk dihet asgjë për sulmuesin. Disa media kanë njoftuar në bazë të dekladatave të dëshmitarëve okularë se sulmuesi „dukej skur të ishte arab“.
Por këto të dhëna nuk janë konfirmuar zyrtarisht, sepse identiteti i tij akoma nuk dihet! Deri tani dihet vetëm se sulmuesi ishte një mashkull, se sulmin e ka kryer me thikë dhe se është në arrati, por nuk dihet asgjë për identitetin dhe motivet e mundshme të tij.
Policia ka dhënë alarmin e shkallës më të lartë në Solingen, menjëherë diku nga ora 22:00 të natës së kaluar ka bllokuar vendin, ndërsa nga banorët është kërkouar që të kenë kujdes…