Zvicra konsiderohet si një prej vendeve më të pasura dhe me rrogat më të larta. Atje shkojnë edhe shumë gjermanë për të punuar. Po sa janë rrogat atje?
Një raport i Zyrës Federale të Statistikave (BFS) për pagat zvicerane publikohen të dhëna interesante. Raporti tregon edhe dallimin e rrogave mes zviceranëve dhe të huajve atje.
BFS i referohet strukturës së fitimeve të vitit 2018, viti i fundit për të cilin gjenden statistikat zyrtare. Paga mesatare këtë vit në zvicër ka qenë 6.538 franga.
Pagat nuk kanë ndryshuar shumë deri më sot. Studimi tregon se 10 për qind e të punësuarve me pagën më të ulët kanë fituar më pak se 4.302 franga në muaj, ndërsa 10 për qind më të paguarit, kanë fituar rreth 11.700 franga.
Ndërkohë, shifrat e BFS tregojnë gjithashtu divergjencën në paga midis zviceranëve dhe të huajve me leje të ndryshme pune.
Një burrë zviceran fiton mesatarisht rreth 7.500 franga në muaj. Ndërsa një grua zvicerane paguhet pak më shumë se 6.000 për të njëjtën punë.
Dallimet në rroga
Po ashtu, një burrë me një leje afatshkurtër qëndrimi në këtë vend (pra i huaj) fiton rreth 5.000 franga. Ndërsa një grua që mban të njëjtën leje fiton më pak se 4.000, njofton Albinfo.ch.
Pagesat janë pak më të larta për ata që kanë leje qëndrimi më të gjatë në këtë vend, pra lejen B: 5.700 franga për burrat dhe 5.000 për gratë.
Burrat me leje G, pra punëtorët ndërkufitarë, që jetojnë në një vend tjetër e punojnë në Zvicër, fitojnë afërsisht të njëjtën pagë me mbajtësit e lejeve C – rreth 6.200 franga në muaj. Ndërsa gratë fitojnë rreth 400 franga më pak, pra rret 5.800.
Pagestat sipas profesioneve
Rrogat më të larta në Zvicër i kanë mjekët, avokatët ose inxhinierët, punojësit në teknologjinë e informacionit, industrinë farmaceutike dhe sektorët e bankave dhe sigurimeve.
Ndërsa punëtorët e pakualifikuar janë ata që paguhen më pak.
LohnComputer, një platformë për qytetarët evropianë që duan të punojnë në Zvicër, ose edhe për ata që tashmë atje, ka bërë këtë renditje të rrogave mujore në këtë vend:
Avokat: 9.300 franga
Piloti: 9.000 deri 9.361 franga
Kontabilist: 8.125 franga
Mësues: 7.292 franga
Punonjës i bankës: 6.750 franga
Arkitekt: 6.250 franga
Infermiere: 5.667 franga
Zdrukthëtar: 5.150 franga
Paruker: 4.375 franga