“Zgjoi” fitoi edhe një çmim ndërkombëtar

Sukses i jashtëzakonshëm i filmit kosovar „Zgjoi“, i cili deri tani ka fituar 13 çmime!

Filmi “Zgjoi”, i regjisores Blerta Basholli, ka fituar edhe një çmim ndërkombëtar dhe ate çmimin kryesor. Në edicionin e 43-të të Festivalit Mediteran të Filmit “Cinemed” në Francë, ky film është shpërblyer me çmimin kryesor “Golden Antigone”.

Këto të dhëna ka bërë të ditur aktorja në rolin kryesor, Yllka Gashi, në një postim në rrjetin Facebook.

Cani Travel

“Edhe një sukses i radhës për filmin “Hive-Zgjoi” me skenar e regji të Blerta Bashollit!!! “Hive – Zgjoi” sonte ka triumfuar edhe në Francë, duke u shpërblyer me çmimin e 13-të ndërkombëtar përkatësisht duke marrë çmimin kryesor “Golden Antigone” në edicionin e 43-të të Festivalit Mediteran të Filmit “Cinemed” në Montpellier të Francës”, ka shkruar Gashi në postim.