Në zgjedhjet për Senatin e Berlinit shqiptarja Aferdita Suka ka fituar mandatin e drejtpërdrejt, që është një sukses i jashtëzakonshëm. Aferdita Suka ka lindur në vitin 1980 në Kosovë. Por si fëmijë ka ardhur në Gjermani. Në zgjedhjet e 26 shtatorit, Aferdita ka kandiduar në listën e ekologjistëve në Tempelhof- Schöneberg, ku fitoi vota të mjaftueshme për t’u futur në Senatin e Berlinit. Ajo thotë se në këtë rrugë e kanë ndihmuar shumë edhe shqiptarët, Sipas saj, me rëndësi është që shqiptarët kanë treguar kohët e fundit më shumë interes për politikën në Gjermani.
Aferdita Suka ka marrë disa mirënjohje për angazhimin e saj. E në të ardhmen do të angazhohet edhe më fuqishëm në çështjet e integrimit, përmirësimit të gjendjes së gruas, në arsim dhe në fusha të tjera. Aferdita Suka ka mbaruar studimet për shkenca sociale.