Rezultatet jozyrtare të zgjedhjeve në Gjermani

Rezultatet jozyrtare të zgjedhjeve në Gjermani
Rezultatet jozyrtare të zgjedhjeve në Gjermani

SPD fitoi më së shumti vota. Unioni CDU/CSU shënoi rezultatin më të dobët në historinë e zgjedhjeve parlamentare pas Luftës së Dytë Botërore. Vijojnë ekologjistët, liberalët dhe AfD. E Majta nuk kaloi pragun zgjedhor por në disa zona kanë fituar kandidatët e saj të drejtpërdrejtë, kështu që edhe kjo parti do të ketë deputetët e saj në Bundestag. Tani fillon beteja për koalicione. Por Olaf Scholz ka më së shumti shansa të bëhet kancelar, por kjo ende nuk është çështje e përfunduar sepse as Armin Laschet nuk ka hequr dorë nga pretendimet që të drejtojë qeverinë në katër vjetet e ardhshme!