Akili përmbyll Kampionatin më të suksesshëm Evropian për Kosovën deri tani

Sporti më i suksesshëm i Kosovës vitet e fundit ka shkruar edhe një faqe të rëndësishme të historisë. Xhudoja e sportistëve nga Kosova shënoi rezultuate shumë të mira edhe në Kampionatin Evropian, që u mbajt në Montpellier të Francës. Xhudistët siguruan katër medalje, tri të bronzës dhe një të argjendtë.

Trajneri i ekipit nga Kosova, Driton Kuka, u shpreh shumë i kënaqur me rezultatet e arritura. Pas medaljes së fundit, të Akil Gjakovës, nënvioi se ekipi ka përmbyllur Kampionatin Evropian më të suksesshëm deri tani.

Cani Travel

“Akili sot kontriboj për barazi gjinore! Medalja e Akilit përmbylli Evropianin më të suksesshëm deri më tani me plot katër medalje. Kosova mbi të gjitha”, shkroi Kuka.

Sukeset e Akilit në veçanti janë përmendur në media, pas mundjes së një sportisti nga Serbia, që shumëkush e konsdierohet si një fitore të madhe sportive.