Aeroporti i Hamburgut mbetet i mbyllur për një kohë të pacaktuar për shkak të një rrëmbimi që ndodhi mbrëmë.
Një veturë ka thyer mbrëmë portën e sigurimit dhe ka depërtuar në pistën e aeroporti.
Policia ka thënë se është fjala për një burrë të armatosur që ka thyer portën me veturë dhe ka shtënë dy herë në ajër. Njoftohet gjithashtu se burri ka marrë peng vajzën e tij katërvjeçare.
Askush nuk është lënduar, por aeroporti është i mbyllur për fluturime dhe aterime.