Aksidenti në Hamburg: Tre shqiptarë të vdekur

Mediat gjermane njoftojnë se tre shqiptarë kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të hënën në një kantier ndërtimi në Hafen City në Hamburg të Gjermanisë. Këto të dhëna janë konfirmuar nga policia gjermane, e cila bëri të ditur se tre nga pesë viktimat janë shqiptarë.

Të dhënat personale të dy viktimave të tjera dhe njërit prej të plagosurve rëndë janë siguruar, tha një zëdhënës i policisë. Por, nuk ka asnjë dëshmi se ata janë bullgarë, siç është njoftuar më parë. Policia korrigjoi në këtë mënyrë informacionin e parë pas aksidentit, kur u tha se viktimat ishin bullgarë.

Cani Travel

Siç bëhet ë ditur, ngjarja tragjike ndodhi për shkak të shembjes së skelës në një bosht ashensori.