Ambasada gjermane në Kosovë: Radoiçiqi ende i lirë, ndonëse qëndron prapa krimit

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka theksuar se nuk do të harrohet sakrifica e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, duke shtuar se autori i sulmit, Milan Radoiçiq, e ka pranuar përgjegjësinë por është ende i lirë në Serbi.

Me rastin e njëvjetorit të sulmit terrorist në Banjskë, sot ka reaguar Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë. Në njoftimin e Ambasadës në Facebook thuhet se mosmbajtja e përgjegjësisë në këtë rast, pavarësisht pranimit të fajit “minon paqen në rajon dhe dërgon mesazh të rrezikshëm”.

Cani Travel

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka theksuar se nuk do të harrohet sakrifica e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën në këtë sulm, duke shtuar se autori i sulmit, Milan Radoiçiq, e ka pranuar përgjegjësinë por është ende i lirë në Serbi.

“Drejtësia duhet të vendoset. Nuk ka më vonesa apo justifikime”, thuhet në shkrimin e ambasadës.