Sipas rezultateve preliminare, socialdemokratët e kancelarit gjerman Olaf Scholz (SPD) fituan në zgjedhjet e landit në Brandenburg. Partia Socialdemokrate fitoi 31,2% të votave.
Partia e ekstremit të djathtë, AFD, e cila kohët e fundit ishte kryesuese në sondazhe u rendit në vendin e dytë.
CDU (kristiandemokratët) arriti 11.8 për qind, kurse Aleanca Sahra Wagenknecht (BSW) e sapoformuar arrin menjëherë 12 për qind. Të Gjelbrit arrijnë 5% të votave, sipas infratest dimap. Kurse E Majta nuk ka gjasa të kalojë kufirin pesë për qind.