Ambasadori gjerman kritikon autoritetet serbe

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka kritikuar autoritetet serbe të cilat nuk kanë lejuar futjen e boksierëve të Kosovës në këtë vend dhe pjesëmarrjen e tyre në Kampionatin Botëror në boks. Ai thotë se politizimi i sportit nuk është asnjëherë ide e mirë.

“Politizimi i sportit nuk është ide e mirë asnjëherë. Pengimi i boksierëve kosovarë për të marrë pjesë në kampionat shkon në drejtim të kundërt. Kjo fatkeqësisht është shembull i Ballkanit të mbyllur, jo të hapur”, është shprehur Rohde, njofton Klankosova.tv.

Cani Travel

“Ashtu sikurse e tha dje zëdhënësi i BE-së, pajtimi afatgjatë në mes të shoqërisë nis nga shkëmbimi intelektual, kulturor, sportiv dhe artistik. Këto shkëmbime janë të domosdoshme për të ndërtuar mirëkuptim të ndërsjellë”.

Ndryshe, në Beograd nuk janë pritur mirë nga publiku i atjeshëm as bioksierët nga Shqipëria, të cilët fillimisht kishin parlajmëruar tërheqjen nga Kampionati, nëse nuk lejohet pjesëmarrja e boksierëve nga Kosova. Por pas presioneve të autoriteteve ata kanë vendosur të mbeten atje.