Anulime dhe vonesa të fluturimeve në Aeroportin e Frankfurtit

Për shkak të një aksioni të aktivistëve të klimës, në trafikun ajror në aeroportin e Frankfurtit sot ka anulime dhe vonesa të fluturimeve.

Siç njoftoi operatori i aeroportit Fraport, rreth 170 fluturime janë anuluar. Kur është fjala për fluturime të tjera, pritet se do të ketë vonesa.

Cani Travel

Pjesëmarrësit e grupit për mbrojtjen e klimës, „Letzte Generation“ (“Brezi i fundit”) kishin hipur herët në mëngjes në platformën e aeroportit dhe ishin ngujuar në pistë.

Në një fotografi të publikuar nga ky grup, shihej një protestues i ulur në asfaltin e pistës me një parullë ku shkruhej “Karburanti vret”.

Policia njofton se tetë persona janë arrestuar.