Arbresha kandidon në Danimarkë

Arbresha Useni kandidon në zgjedhjet e sotme lokale në Danimarkë. Zgjedhjet mbahen me 16 nëntor 2021, në 98 komuna.

Arbresha kandidon në zgjedhjet lokale në Rodovre, në radhët e Partisë Socialdemokrate. Arbresha ka lindur dhe është shkolluar në Danimarkë, ku ka kryer edhe Master në Business Management. Tani drejton Departamentin e kontabilitetit financiar në një korporatë fin-tech.

Cani Travel

Në një deklaratë për mediat e Danimarkës ajo tha: “Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për të gjithë banorët. Gjithcka që ndodh në Komunë, unë ndihem shumë e përfshirë dhe sigurisht kjo komunë përfshin edhe shumë bashkatdhetarë shqiptarë. Unë kandidoj për këtë parti, sepse mendoj se gjeneratës sime i shkon për shtat ideologjia e kësaj partie. DNA-ja e Danimarkës në thelb është e ndërtuar mbi ideologjinë socialdemokrate. Danimarka është e njohur për një shoqëri të barbartë, ku dallimi midis të varfërve dhe të pasurve është shumë i vogël. Një shoqëri e mirëqenë është ajo ku të fortët u japin dorë atyre që kanë nevojë për ndihmë. Edhe pse politika nuk ka qenë në synimet e mia, mendoj se çdokush është i lindur për t’u marrë me politikë”.

Vitet e fundit janë shtuar shqitparët që merren me politikë në shumë vende. Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Gjermani ka pasur katër kandidatë për Bundestag. Asnjë prej tyre nuk ka kaluar, por në zgjedhjet e landit të Berlinit është zgjedhur Aferdita Suka, që paraqet një sukses të madh.