Kosovë: Fituesit dhe humbësit e zgjedhjeve lokale

Zgjedhjet lokale në Kosovë përfunduan me disa befasi të mëdha. Humbësja më e madhe LVV.

Me nëntë komuna të fituara, Partia Demokratike e Kosovës është partia shqitpare e cila ka fituar më së shumti komuna në zgjedhjet lokale në Kosovë (Prizren, Ferizaj, Mitrovicën e Jugut, Hani i Elezit, Skenderaj, Kaçanik, Drenas, Vushtrri dhe Dragash). Më shumë ka fituar vetëm Lista Serbe, e cila mori pushtetin në dhjetë komunat e banuara me shumicë serbe. Në vendin e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës me shtatë komuna (Lipjan, Pejë, Prihtinë, Viti, fushë Kosovë, Istog dhe Junik). AAK ka fituar në pesë komuna (Suharekë, Deçan, Gjakovë, Rahovec dhe Klinë) ndërsa LVV ka fituar vetëm katër komuna (Shtime, Kamenicë, Podujevë dhe Gjakovë). Malishevën e ka fituar kandidaiti i Nismës.

LVV ka humbur garën në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicën e Jugut, ku e kishte më parë pushtetin. Nga komunat më të mëdha, e ka fituar Gjilanin dhe e ka konfirmuar pushtetin në Podujevë, por në përgjithësi, LVV konsdierohet si humbësja më e madhe e votimeve për pushtetin lokal. Në veçanti kur merret parasyshë fitorja e jashtëzakonshme në zgjedhjet nacionale me 14 shkurt.

Cani Travel

Garë shumë e fuqishme është zhvilluar për Prishtinën, ku kandidati i LDK, Përparim Rama e mundi Arben Vitinë të LVV, i cili menjëherë pranoi humbjen dhe uroi kundërshtarin.

Kryetari i zgjedhur i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, nënvizoi se në të ardhmen do të bashkëpunojë ngushtë edhe me kundërshtarët politikë për të rregulluar „kaosin urban”.

“Unë e kam cekur që nga fillimi dhe e kam parë këtë garë përtej partive politike, për bashkim të njerëzve të mirë, të njerëzve profesionistë. Luftën e kemi kundër kaosit urban jo kundër njeri-tjetrit. Kemi jetëshkrime të ndryshme dhe duhet që pasi një pushimi disa ditor t’i përvishemi punës”, deklaroi ai.

Rama nëvizoi se beson se do të ketë bashkëpunim me qeverinë dhe madje do ta ftojë edhe kreministrin Albin Kurti në zyrë për të folur për planet e kryeqytetit.

“Patjetër do të kemi bashkëpunimin të plotë me z Vitia. Ai më ka thirrur dhe më ka uruar fitoren dhe çmoj shumë atë. Ka thënë që do të jetë bashkëpunues me atë që duan qytetarët të Prishtinës. Do të kemi një punë fantastike bashkë me qeverinë. Do ta ftoj zotin Kurti që të jetë mysafir në komunë dhe të bashkëbisedojmë për planet e mëdha që kemi”, deklaroi z. Rama.