Ardita Sinani fiton në Preshevë, Arbër Pajaziti në Bujanoc

Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet lokale në Preshevë. Ajo ka shpallur fitoren dhe ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetje.

Sipas rezultateve preliminare, Partia për Veprim Demokratik ka marrë 4080 vota ose 11 këshilltarë, pasuar nga Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës, e cila ka marrë 3093 vota ose 8 këshilltarë.

Cani Travel

Fronti për Ndryshim që ka qeverisur Preshevën ka marrë 2856 vota ose 8 këshilltarë.

Ndërkaq, në Bujanoc ka fituar Fronti për Ndryshim, në krye me Arbër Pajazitin, me gjithsej 2684 vota.

Kandidati për kryetar të Bujanocit, nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, Ragmi Mustafi e ka pranuar humbjen.