Në Berlin dhe Roterdam të Holandës janë arrestuar katër persona që dyshohen se janë anëtarë të organizatës palestineze Hamas, bëri të ditur Prokuroria Federale e Gjermanisë. Tre burra janë arrestuar në Berlin dhe një në Roterdam.
Siç thuhet në kumtesën e Prokurorisë, të dyshuarit kanë pasur armë dhe kanë planifikuar sulme ndaj institucioneve hebraike në Evropë.
Arrestimet u kryen në bashkëpunim me autoritetet hetimore holandeze.