Policia gjermane filloi sot (07.12.2022) një aksion të madh kundër pjesëmarrësve të lëvizjes djathtiste „Reichsbürger“ (Shtetasit e Rajhut). Rrreth 3.000 pjesëtarë të policisë kanë duke bastisur lokalet dhe banesat e njerëzve të dyshuar për terrorizëm në njëmbëdhjetë lande gjermane. Sipas prokurorit federal, me këtë rast janë arrestuar 25 persona dhe janë bërë 130 bastisje. Një nga pikat kryesore të aksionit ishte qyteti Bad Lobenstein në Turinginë Lindore.
Mediat gjermane shkruajnë se ky është një nga aksionet më të mëdha policore kundër terrorizmit. Dyshohet se personat e arrestuar janë përgjegës për krijimin e një organizate terroriste. Siç thuhet, ata kanë planifikuar edhe një sulm ndaj Bundestagut, e këtë e konfirmon edhe ministri federal i Drejtësisë Marco Buschmann (FDP), i cili thotë se „ishte planifikuar një sulm i armatosur ndaj organeve kushtetuese“.