Shqiptarja Arta Kallaba është regjisore e filmave të suksesshëm dhe dizajnere e modës, e cila prej kohësh jeton në Nju-Jork.
Ajo është themeluese e markës së famshme të modës “Arta Kallaba-New York fashion brand“. Kjo markë promovon veshjet e traditës së vjetër shqiptare nga të gjitha viset dhe trevat e kombit tonë nëpërmjet ndërthurjes së traditës me modën moderne.