”Ato gdhendin dhimbjen”: Në Shtutgart promovohet nesër libri i autores Alketa Gashi-Fazliu

Në Qendrën Kulturore Shqiptare në Shtutgart nesër më 26.02.2022 do të promovohet libri i ri i gazetares, moderatores dhe shrimtares së njohur, Alketa Gashi-Fazliu – ” Ato gdhendin dhimbjen”. Fjala është për një trilogji, ku përfshihen rrëfimet e 15 nënave, bijtë e të cilave ranë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë. Në prezantimin e librit në Shtutgart do të jetë e pranishme edhe autorja, Alketa Gashi-Fazliu. Në një nga promovimet e veprës së saj të re, A-Gashi-Fazliu tha se “kjo trilogji nuk është estetikë, është artefakt, është kujtesë, është histori. Ky libër do të jetë kujtim i Kosovës”.