Haxhi Krasniqi rikthehet me fitore

Boksieri i njohur shqiptar me origjinë nga Kosova, Robin Haxhi Krasniqi është rikthyer me sukses në ring. Mbrëmë në Audi Dome në Manih të Gjermanisë ai mundi rusin me origjinë nga Belgjika, Timur Nikarkhoev.

Krasniqi fitoi pas pesë raundeve, pasi kundërshtari dhe ekipi i tij dorëzuan meçin e pabarabartë. Nikarkhoev u dorëzua pasi Krasiniqi ishte shumë më i mirë. Kundërshtari nuk ishte edhe aq i dobët, sepse 29-vjeçari kishte 29 fitore dhe vetëm katër humbje deri tani. Por boksieri me origjinë nga Juniku ishte shumë dominante dhe pretendon që sërish të mund të konkurrojë për titullin e kampionit të botës në kategorinë super të mesme, të cilën ia morën referët në përballjen e mëparshme me Dominic Bösel, pa meritë. Deri tani 35-vjeçari që jeton në Gjermani ka shënuar 52 fitore e shtatë humbje në karrierë. 

Cani Travel

Para duelit të Krasniqit me Nikarkoev u zhvilluan edhe disa duele të tjera interesante, ku shqiptarët patën paraqitje jashtëzakonisht të suksesshme.
Shefat Isufi ka fituar ndaj Hernan David Perez. Armend Xhoxhaj e ka mposhtur Zoltan Seran. Musa Avdimetaj, i njohur si James Kraft , ka triumfuar ndaj Vaclav Tojacek. Valon Ahmeti mundi Mamuka Abduladze. Faton Vukshinaj ka fituar ndaj Evander Rivera dhe Isuf Kelmendi ka triumfuar ndaj Lasha Kupatadzes.