Aviokompania shqiptare „Albawings“ arrin në Kosovë

Në Kosovë që nga dita e sotme do të operojë edhe aviokompania shqiptare „Albawings“.

Me hapjen e dy korridoreve ajrore me Shqipërinë, Kosovës i është shtuar edhe një aviokompani shqiptare.

Cani Travel

„Albawings“, është kompania shqiptare e cila që nga sot do të fillojë fluturimet nga Prishtina drejt vendeve të ndryshme të Evropës.

Ata që ishin mjaftë emocionuar, ishin padyshim edhe punëtorët e kësaj aviokompanie.

Stjuardesa Arjola Beqiri, tha se është një emocion shumë i madh që më në fund po fluturojnë nga Prishtina.

Për bashkëpronarin e „Albawings“, Shako Hoxha, nuk ka më mirë se sa një kompani 100 për qind shqiptare të jetë prezente edhe në Kosovë.

Hoxha tha se kjo është arritur falë bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovës, përkatësisht Ministrinë e Infrastrukturës si dhe me Aviacionin Civil të Kosovës

(Zëri.info)