Ekipi kosovar në lojën CS:GO, Bad News Eagles, vazhdon me suksese të njëpasnjëshme, duke arritur tani në fazën Legends Stage të turneut IEM Rio Major në Brazil. Ata shënuan edhe një fitore historike kundër ekipit gjerman, GamerLegion, me rezultat 2-0. Për Bad News Eagles, ishte kjo fitorja e tretë nga po aq lojë në turneun Major në Rio de Janeiro. Kjo është paraqitja e dytë e ekipit kosovar në një turne Major këtë vit. Ata morën pjesë më parë edhe në turneun më të madh në botë në CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.