Baerbock: Gjermania do të dërgojë trupa shtesë në Kosovë

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha se „perspektiva e anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE është e rëndësishme, sepse ky paraqet sigurim jetësor”. Lidhur me situatën në Ballkan, Baerbock përmendi se aktorët e jashtëm po tentojnë vazhdimisht të destabilizojnë rajonin dhe nganjëherë sipas saj, „paqja shpesh varet në fije të perit”.

„Kjo vlen, jo vetëm për situatën në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe për situatën në Bosnjë-Hercegovinë. NATO- ja, por edhe Bashkimi Evropian, janë një nga garantuesit për sigurinë e Ballkanit Perëndimor”, tha Baerbock. Ajo paralajmëroi gjithashtu se Gjermania do të dërgojë gjatë vitit të ardhshëm 150 ushtarë shtesë në kuadër të misionit të KFOR-it.

Cani Travel