Kombëtarja e Kosovës përparon në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës ka përmirësuar pozitën e saj në renditjen më të re të FIFA-s, e cila u publikua sot.

Tani kombëtarja e Kosovës ndodhet në pozitën e 101-të, duke u ngjitur për katër pozita në krahasim me renditjen e kaluar.

Cani Travel

Kosova ka momentalisht 1202.77 pikë. Ky përmirësim ka ndodhur pas fitores së realizuar në ndeshjen kundër Izraelit (1:0) dhe barazimit me Zvicrën (1:1).

Ndërkaq, Shqipëria ka pësuar rënie nga pozita e 59-të në atë të 62-të, sepse gjatë këtij muaj regjistruan dy barazime, me Moldavinë 1:1 dhe me Ishujt Faroe 0:0.