Në samitin e mbajtur sot në Bruksel, vendet e BE-së ranë dakord për një paketë ndihmash prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën, duke tejkaluar kështu mospajtimet e mëparshme me Hungarinë.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban hoqi dorë nga rezistenca dhe bllokada e tij ndaj planeve të BE-së për Ukrainën.
Ukrainës i sigurohet në këtë mënyrë një financim i qëndrueshëm dhe afatgjatë, ndërsa BE-ja tregoi me këtë vendim unitetin e saj.
Të gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së votuan për këtë vendim, njoftoi Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel në Platformën X.
“Kjo siguron një financim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën”, ka shkruar Michel në rrjetin X.