Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho vlerësohet me çmim të lartë

Këngëtarja shqiptare e operës, Ermonela Jaho u vlerësua me Opera Award nga shteti i Gjermanisë. Në faqen zyrtare të OPERA AWARDS shkruan:

“Dihet se një karrierë në opera kërkon shumë më shumë se vetëm një një zë i bukur. Megjithatë, mbetet diçka e rrallë sesi një artist është i aftë t`i zbulojë thellësinë e tij më të brendshme audiencës vetëm përmes të kënduarit dhe interpretimit”.

Cani Travel

Në ceremoninë gala të mbajtur këtë fillim të javës në Amsterdam, Ermonela tregoi se ëndrra nisi në moshën 14-vjeçare në Shqipëri, dhe tani muzika është kthyer në një rrugëtim shpirtëror për të.

 Ermonela Jaho shkruan gjithashtu me shumë emocione për suksesin e vet:

“Në fillim Spanja dhe tani Gjermania me këtë çmim të papritur!

Do të përpiqem të shpreh me fjalë mirënjohjen time dhe çfarë do të thotë kjo arritje për mua, por e kam të pamundur. Ndihem krenare që jam edhe në mesin e të nominuarve, e lëre më çmimin Fitues për këngëtaren femër 2024. Faleminderit OPER! AËARDS për këtë nder të madh. Një falënderim i madh për kolegët e mi të mrekullueshëm, për publikun e mrekullueshëm që më dha dashurinë dhe vlerësimin e tij dhe për çdo person të dashur që ka mbështetur rrugëtimin tim. Muzika duhet të tregojë një histori, duke frymëzuar audiencën dhe nuk ka arritje më të madhe sesa të lidhesh me çdo zemër që dëgjon!”

Çmimet “Opera Awards” prezantohen në 20 kategori nga një juri e përbërë nga gazetarë dhe muzikantë.