Bearbock: Vendet e BP janë pjesë e pandashme e Evropës

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e pandashme e Evropës dhe integrimi i tyre në Bashkimin Evropian (BE) është një „domosdoshmëri gjeopolitike në sfondin  e imperializmit brutal rus”. Ky është mesazhi i ministres së Jashtme gjermane, Annalena Bearbock gjatë vizitës këtë të martë dhe të mërkurë (4 dhe 5. mars) në Mal të Zi dhe Bosnjë-Hercegovine (B-H). „Ne nuk mund t’i lejojmë vetes të kemi zona gri askund në Evropë dhe ne duhet të bëjmë gjithçka së bashku për të pamundësuar që Rusia të përdorë këto zona për politikën e saj të destabilizimit, disinformimit dhe infiltrimit”, tha Annalena Baerbock.

Ajo theksoi se kjo nënkupton mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në forcimin e institucioneve demokratike dhe ofrimin e një perspektive më të mirë ekonomike. „Vetëm së bashku do të kemi sukses në krijimin e një themeli të fortë për paqen, lirinë dhe sigurinë në Evropë“, tha Baerbock, duke theksuar se drejtimet e ardhshme duhet të përcaktohen duke vendosur „më shumë karrige“ në BE. „Duke pasur parasysh zgjedhjet lokale të tetorit, është thelbësore që reforma e Ligjit Zgjedhor me paketën e integritetit të procesit zgjedhor të përfundojë tani,“ theksoi Baerbock, duke shtuar se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i një shoqërie demokratike.

Cani Travel

(DW)