Berlin: Scholz takohet me Macron dhe Tusk

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të takohet sot në Berlin me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe me kryeministrin polak, Donald Tusk.

Takimi i tyre zhvillohet në një kohë kur janë duke u rritur dallimet mes Gjermanisë dhe Francës në politikën e tyre ndaj Ukrainës.

Cani Travel

Në një intervistë në televizionin kombëtar francez, Macron përsëriti qëndrimin e tij se nuk duhet të përjashtohet dërgimi i trupave perëndimore, por shtoi se situata e sotme nuk e kërkon këtë.

Macron tha gjithashtu se Europa duhet të përgatitet për luftë nëse dëshiron paqe dhe se Rusia e Vladimir Putinit nuk do të ndalej në Ukrainë, nëse arrin fitore kundër trupave të Kievit.

Në anën tjetër, kancelari gjerman, Olaf Scholz nuk pajtohet me dërgimin e trupave të huaja në Ukrainë. Ai refuzoi dy ditë më parë edhe propozimin e disa grupeve parlamentare në Bundestag për dërgimin në Ukrainë të raketave gjermane me rreze veprimi 500 km. Ai beson se këto armë mund të përdoren vetëm me bashkëveprimin e ushtarëve gjermane dhe kjo mund ta involvonte Gjermaninë në luftë.