Me vendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Këshilltarja për Arsim Profesional në Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare, Besarta Hyseni është emëruar anëtare e Këshillit për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur (KAAPARr) në kuadër të MASHTI-it.
Këshilli për Arsimin dhe Aftësimin Profesional dhe për të Rritur është një organ këshillëdhënës i themeluar nga MASHT-it, i cili këshillon në çështje të përgjithshme të politikës arsimore, aftësimit profesional dhe arsimit të të rriturve në Kosovë.