Bon: Prezantohet libri i ri i Lindita Arapit

Në Bon të Gjermanisë do të prezantohet sonte (01.06.2023) libri më i ri i gazetares dhe shkrimtares së njohur shqiptare, Lindita Arapi „Albanische Schwestern“. Fjala është për botimin gjerman të romanit të saj „Të Murosurat“, i cili u publikua kohë më parë edhe në Gjermani me titull „Albanische Schwestern“. 

Përkthyesi i librit është Florian Kienzle, e botuesi „Weidle Verlag“ nga Boni. Prezantimi i parë i botimit gjerman është bërë në Panairin e Librit në Leipzig në fund të prillit. 

Cani Travel

Gazetarja, moderatorja dhe shkrimtarja e njohur Lindita Arapi ka publikuar më parë edhe vepra të tjera, të cilat janë vlerësuar shumë nga ekspertët dhe publiku. Vëmendjen më të madhe në Gjermani e ka zgjuar vepra e saj „Vajzat me çelës në qafë“, e cila është përkthyer dhe publikuar në vitin 2013 në gjuhën gjermane me titullin „Schlüsselmädchen“.