Gjermani: arrestohen shtatë persona të dyshuar për terrorizëm

Zyra e prokurorit federal gjerman ka arrestuar shtatë mbështetës të dyshuar të organizatës terroriste Shteti Islamik (IS). Përveç kësaj, bëhet e ditur se sot në mëngjes (31.05.2023) ka pasur bastitje në dhjetë shtete federale.

Më shumë se 1000 anëtarë të Zyrës Federale të Policisë Kriminale, zyrave të policisë kriminale të landeve dhe policisë ishin të angazhuar në këtë aksion, në të cilin janë kontrolluar më shumë se 100 objekte. Sfondi i bastisjeve ishte mbledhja e fondeve për mbështetësit e dyshuar të milicisë terroriste IS.

Cani Travel

Shumica e burrave dhe grave të arrestuara janë shtetas gjermanë. Ata akuzohen për mbështetje të një organizate terroriste.