Borrell dënon dhunën ndaj KFOR-it

“Aktet e dhunshme, të kryera ndaj trupave të KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme”, tha Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një postim në “Twitter”. Ai theksoi se BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që “menjëherë dhe pa kushte ta shtensionojnë situatën”.

“Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”, ka shkruar tutje Borrell.

Cani Travel

Në përleshjet e djeshme të serbëve nga veriu i Kosovës me trupat e KFOR-it, mbetën të lënduar së paku 25 ushtarë dhe dhjetëra protestues.