Në Dyseldorf të Gjermanisë u mbajt këto ditë manifestimi tradicional letrar “ Azem Shkreli“, organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani (LSHAKSH). Ky manifestim organizohet në bashkëpunim me familjen Shkreli, e atë e mbështet edhe afaristi i suksesshëm, Lazim Destani.
Të pranishmit i përshëndetën kryetari i LSHAKSH-së z. Dibran Demaku, Pal Sokoli dhe i biri i Azem Shkrelit , Valon Shkreli. Shkrimtari dhe publicisti Driton Gashi dhe kitaristi Bekim Gashi krijuan një atmosferë të bukur me muzikë dhe vargje. Në vazhdim u lëxuan poezitë e poetëve që konkurruan për çmimet „Azem Shkreli“.
Çmimin „Azem Shkreli“ për vepren në prozë e mori Brahim Avdyli me vepren „Flatrat e jetes“.
Çmimi “ Azem Shkreli“ për vepren me poezi iu nda Faruk Tashollit për vepren satirike „Akademia e zuzarëve“.
Çmimin për poezitë e konkuruara e morën poetët Edmond Mesuli dhe Sead Ramadani.
Në këtë manifestim janë prezantuar edhe veprat e shkrimtarit dhe publicistit, Gani Mehmetaj “Rugova si e kam njohur” dhe “Zogjtë e Qyqes”, si dhe libri më i ri i Driton Gashit „Sapere Aude“.